Ministrja Haxhiu jep detaje për huazimin e 300 qelive të burgjeve për Danimarkën

Ajo tha se të hënën do të vijë për vizitë në Kosovë homologu i saj danez Nick Haekkerup, ku do të jepen edhe detaje të tjera lidhur me marrëveshjen.

“Qelitë që pritet të jepen në shfrytëzim do të jenë në Burgun e Gjilanit. Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare e cila do të kërkojë edhe ratifikimin me 2/3 e votave”.

Haxhiu tha se e vlerëson lartë përzgjedhjen nga shteti danez.

“Vlerësoj se kjo përzgjedhje nga Danimarka, është një vlerësim i lartë që i bëhet Kosovës dhe institucioneve si shtet kredibil”.

E para e drejtësisë tha se nuk beson se do të ketë të burgosur për terrorizëm.

Albulena Haxhiu shtoi se lidhur me këtë Ministrja e Drejtësisë do të dal edhe me komunikatë.

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, ka deklaruar se kjo është duke u bërë me qëllim që të zgjerohen kapacitetet e burgjeve të Danimarkës, raporton Nyhyeder.

“Kemi mungesë të mbi një mijë vendeve në Shërbimin Danez të Burgjeve dhe të Paraburgimit deri më 2025. Jam i lumtur të them se me marrëveshjen e arritur bashkërisht po e trajtojmë këtë çështje”.

“Ne mes të gjerave të tjera, jemi pajtuar se puna duhet të përfundojë për huazimin e qelive në Kosovë për t’i deportuar të burgosurit nga vendet e treta. Ne jemi duke i zgjeruar burgjet daneze për periudha afatshkurta dhe afatgjata”.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker