Sali Berisha organizon protestë masive më 20 dhjetor në Shqipëri

Ai u shpreh se protesta do të ketë dy qëllime kryesore, së pari kundër “Ballkanit të hapur” dhe së dyti për “vjedhjen kombëtare”.

“Unë kam një lajm këtu për shqiptarët dhe për ju këtu. 20 Dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Revolucioni është në protestë. 20 Dhjetor… Protesta ka dy qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të hapur, së dyti protesta e vjedhjes kombëtare”, tha Berisha.

Blendi Fevziu: Do bësh protestë kundër Bashës tek PD?

Sali Berisha: Kombi në datën 20 është në protestë. Nuk mund më. Merr fund skenari armiqësor antishqiptar i Ballkanit të Hapur. Në foltore unë kisha paralajmëruar se do të ketë protestë kombëtare.

Berisha shtoi më tej se “më datën 20 kombi është në protestë, merr fund skenari armiqësor antishqiptar i Ballkanit të Hapur”.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker