Bedri Hamza priti në takim Memli Krasniqin

Në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Mitrovicës bëri të ditur se në këtë takim u bisedua për realizimin e planeve për Mitrovicën.

“Kryetari Hamza e falënderoi kryetarin e PDK-së, z. Krasniqi për vizitën e tij dhe suksesin e përbashkët të arritur, duke vënë në pah synimet e tij në realizimin e planeve për zhvillimin e komunës me projekte konkrete dhe punë të ndershme në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës, ku transparenca dhe llogaridhënia do të jenë parime të panegociueshme të ekzekutivit”, thuhet në shkrim.

Tutje, komuna bëri të ditur se Krasniqi ofroj angazhimin e tij në jetësimin e programit të Hamzës për Mitrovicën.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker