Muja: Projektbuxheti për vitin 2022 është më i larti në historinë e Kosovës

Në seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të buxhetit ka theksuar se në disa mbledhje është shqyrtuar ky projektligj për ndarjet buxhetore të vitit 2022.“Kuvendit i rekomandojmë miratim të këtij projektligji numër 08L066 mbi ndarjet buxhetore 2022. Këtë projektligj e kemi diskutuar gjerë e gjatë është shqyrtuar ka pasur edhe grupe punuese që kanë dëgjuar gjitha këto kërkesa buxhetore. Ka pasur po ashtu edhe konsultime me ministritë e linjës sa i përket kësaj”, ka thënë ai.

Derisa ka përmendur, siç tha ai, të arriturat e Qeverisë Kurti në të hyrat buxhetore, ai theksoi se prioritet i këtij projektligji është luftimi i varfërisë dhe përkrahja e bizneseve.

“Ky projektbuxhet është më i larti në historinë e Republikës së Kosovës, me 2,7 miliardë euro. Gjithashtu e veçanta e këtij projektbuxheti është që mbështetet në të hyrat buxhetore që i kalojnë 2,3 miliardë euro. Për shkak të performancës ekonomike, për shkak të suksesit të procesit të vaksinimit dhe rikthimit të besimit në qeveri dhe formalizmit të masave ka pasur një performancë të jashtëzakonshme fiskale. Këtë vit ndoshta muajin e kaluar për herë të parë Qeveria e Kosovës i ka mbledhur mbi 2 miliardë euro”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Muja theksoi se për herë të parë qeveria ndan buxhet prej më shumë se 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës shkon për mbi 100 milionë euro.

Organi më i lartë legjislativ po shqyrton një nga një, 83 amendamentet e projektbuxhetit për vitin 2022.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker