Presidenca i përgjigjet Hotit duke e quajtur “të paditur”: Ia ka fikur dritat politikës së jashtme

Kryekëshilltari i presidentes, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter, e ka quajtur Hotin të papërgjegjshëm duke thënë se janë pikërisht politikanët si ai, që sipas Belës kanë kërcënuar rendin kushtetues të Kosovës, shkruan Rahoveci INFO.

Madje sipas tij,  Hoti është një politikan i paditur me të cilin “nuk shtyhen përpara raportet me SHBA-të”.

Postimi i plotë nga Vela në Tëitter:

Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti. Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim te Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Derisa ai ia ka fikur dritat politikës së jashtme, Presidentja e ka kthyer në binarë atë duke e forcuar aleancën me SHBA-të. E gjithë kjo është arritur pa bërë kompromis me kapësit e shtetit dhe pa shtyrë përpara ide të dëmshme për vendin. Raportet me SHBA-të nuk shtyhen përpara nga politikanë të tillë të papërgjegjshëm dhe të paditur, por nga përfaqësues që mbrojnë aleancat tona dhe interesat e shtetit të Kosovës njëkohësisht. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker