Vetëvendosje nuk i përfshiu në program qeverisës 48% të premtimeve në fushatë

Hoxha, në Rubikon të Klan Kosovës, i ka prezantuar gjetjet e hulumtimit ‘Realizimi i planit të punës së qeverisë për periudhën mars-shtator 2021’.

“Ne, si Lëvizje FOL, bashkë me PIPS-in, qëllim kryesor kemi monitorimin e një cikli të politikëbërjes dhe të punës së qeverisë. Kemi filluar përmes një analize për t’i shikuar pikat kryesore të programit, që e ka prezantuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës elektorale, pra i kemi parë edhe e kemi bërë një përplasje të atyre pjesëve, bashkë me përfshirjen e aktiviteteve specifike në program qeveritar edhe i kemi parë gjërat, të cilat janë përmendur në fushatë, e nuk janë integruar”.

“Nga këto statistika ka dalë që 44% e atyre premtimeve janë të integruara si aktivitete, ndërsa 48% nuk janë të integruara fare në program qeverisës. Pra, në praktikë i bie që Lëvizja Vetëvendosje, gjatë fushatës elektorale, ka pasur elemente specifike që i ka përmendur që duhet t’i bëjë, por që së paku për këta katër vjetët e parë nuk i kanë planifikuar në aktivitete,” tha Hoxha.

Ndërkaq, sa i përket realizimit të planit të punës së qeverisë, Hoxha tha se, sipas të dhënave të hulumtimit, vetëm 35% të aktiviteteve të parapara për gjashtëmujorin e parë janë përfunduar.

“Pika e dytë hulumtimit është monitorimi i realizmit të planit të punës të Qeverisë, e kjo është një çështje pak më delikate, sepse ne e marrim një plan të qeverisë që çdo ministri e prezanton dhe zyra e kryeministrit. Pra, është një dokument jashtëzakonisht voluminoz, ku secila ministri i ka të paraqitura objektivat, aktivitetet si dhe e ka një aspekt kohor për realizim të atyre aktiviteteve. Çfarë ne si ‘Lëvizje FOL’ që kemi bërë është që për gjashtë muajt e parë, pra me kohën e përfundimit të 30 shtatorit, i kemi dërguar pyetjet tek sekretaret e secilës ministri si dhe zyrës së kryeministrit dhe i kemi pyetur sipas planit të punës a do të përfundohen aktivitetet, pra është një marrje e të dhënave nga vetë zyrat nga secila nga ministritë dhe nga këto del që vetëm 35%, 35.07% e aktiviteteve që janë paraparë në këtë gjashtë mujorin e parë të qeverisë janë të përfunduar brenda kësaj kohe”.

“Për periudhën gjashtë mujore janë paraparë të përfundohen 345 aktivitete në përgjithësi nga të gjitha ministritë dhe zyra e kryeministrit, 121 janë përfunduar, 28 nuk janë përfunduar fare, ndërsa 196 janë në proces. Nga fillimi i tetorit e deri tash shumë prej këtyre kane mundur të ndërrohen, pra nuk e dimë nëse ajo është realizuar apo jo, por raportin e komplet vitit e marrim në janar pasi të përfundojë periudha e plotë e vitit”, tha Hoxha.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker