​Miratohet në parim projektligji për inspektimet

Ferat Shala nga PDK kërkoi një arsye pse po shqyrtohet ky projektligj me kaq nguti dhe nuk shkon me procedura normale. Ai tha se po krijohen tri agjenci ekzekutive në tri ministri dhe një tjetër në zyrën e kryeministrit, me të cilën tentohet.

“Vërtet po doni që përmes këtyre tri institucioneve ekzekutive në tri dikasteret tuaja më të fuqishme ekonomike, plus vet në kokë, realisht ta centralizoni në mënyrë ekstreme , të hapur me ligj në procedurë të shpejt një sektor të tërë që është edhe katalizator i të mirës por edhe të keqas, pra a mund të më thoni me analizën e juaj, pse po e bini komplet trupën inspektuese te zyra e kryeministrit, cilat praktika janë. Ju keni thënë që insistoni me zvogëluar administratën, tash me këtë ligj po na del se po i shtoni katër institucione ekzekutive, një për vete dhe tre për të tjerët, për besë nuk ka arsytushmëri”, tha ai.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ky ligj është përkrahur edhe nga Banka Botërore që ka kushtëzuar për ta shtyrë përpara në mënyrë që të vazhdohet përkrahja.

“Nuk është zyra e kryeministrit zyrë e inspektimeve. Kjo është një keqkuptim por zyra e kryeministrit ka rolin koordinues ku do t’i koordinojë këto autoritete të inspektimit dhe vlen të përmendi që ky është vetëm një fillim i reformës, nuk është e gjithë reforma me ligjin për inspektime por është vetëm një fillim dhe inicim i reformës për inspektime”, tha ajo.

Sërish ka reaguar deputeti shala i cili tha se ky projektligj është i mangët dhe kontrabandim./kp/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker