Thonin se “reciprociteti është çështje ditësh ose javësh”, tash qeveria ankohet se Serbia po vendos barriera

Në një paraqitje të tij televizive gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati deklaruar se reciprociteti me Serbinë është çështje ditësh ose javësh, por jo më shumë se kaq prej nga momenti kur ai të bëhet kryeministër.

“Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, kishte thënë Kurti.

Tani kanë kaluar muaj, Kurti po ecën drejt vitit të tij të parë si kryeministër i Kosovës, por reciprociteti nuk është askund.

Madje, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë  Ministrja Hajdari në një paraqitje të saj televizive është ankuar se Serbia po vendos barriera ndaj Kosovës, dhe ka paralajmëruar se Kosova do të veprojë njëjtë, por ende nuk ka ardhur asnjë veprim.

Ministrja Hajdari u ndal edhe te kërkesa që i është bërë CEFTA-s, ku kanë kërkuar që Kosova të përfaqësohet si shtet dhe jo si UNMIK, por një gjë e tillë tha se në mënyrë unanime nuk është mbështetur.

“Kjo kërkesë ishte shumë sfiduese për atë takim pasi Serbia insistonte që mos të shqyrtohet fare kërkesa jonë në takimin e komitetit drejtues të CEFTA-s, i cili u mbajt para dy dite. Kërkesa nuk gjeti përkrahje, pasi është ndikimi shumë i madh i Serbisë. Serbia ka ndikimin më të madh në CEFTA“, tha Hajdari në RTV 21.

Ndërkohë, javë më parë, ministrja Hajdari kishte deklaruar se reciprociteti i Kosovës ndaj Serbisë do të vendoset kurdo që Kosova të jetë gati.

“Unë kam pyetur në mandatin e parë, si ministre se sa kemi logjistikën në teren të përgatitur dhe kur kam kërkuar për akreditimin e Instituteve, përgjigja ka ardhë që nuk është i akredituar Instituti i Bujqësisë. Përveç bllokave dhe koncentratin e shpezëve, kemi marrë inicim për hetimet për sektorin e produkteve si biskotave etj. Unë nuk kam dëshirë të vij në konkluzion pa një analizë. Unë nuk marr asnjë vendim pa një analizë të gjerë. Ju vini me kërkesa kur, përgjigja ime është kur të jemi të gatshëm. Nuk do të jetë reciprocitet ditësh por do të jetë me një efekt prej pesë vitesh. Na duhen 60 ditë analizë, na duhet shqyrtim në teren. Nuk mund të vendosi vendime ad-hoc kur dua të marr një vendim të caktuar”, ka thënë ajo.

Ende nuk dihet nëse dhe kur do të vendosë Kosova reciprocitetin ndaj Serbisë, por reciprociteti kishte qenë një ndër arsyet pse gjatë qeverisë Kurti 1, kreu i ekzekutivit kishte pasur mospajtime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe partnerët e koalicionit e opozitën. /Rahoveci INFO/ 

 

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker