Shenzhen tërheq shumë investitorë

Në Shenzen, metropoli jugor kinez që është bërë një fuqi e madhe në fushën e teknologjisë, u zhvillua Konferenca Globale e Promovimit të Investimeve, ku u nënshkruan më shumë se 260 marrëveshje për investime totale prej mbi 820 miliardë juanë (rreth 128.8 miliardë dollarë), ndërkohë që qyteti përpiqet të tërheqë investitorë globalë, citon “Xinhua”.

Me 12 sesione paralele jashtë shtetit, eventi tërhoqi kompani globale në një gamë të gjerë industrish, duke përfshirë edhe “Abb Group”, “Metro Ag”, “American Express” dhe “Sany Group”.

“Si një qytet i karakterizuar nga inovacioni teknologjik, Shenzhen ofron avantazhe në lidhje me zinxhirin industrial, talentin dhe politikat mbështetëse. E gjithë kjo i ka dhënë më shumë besim “Grupit Abb”, i cili ka vendosur të rrisë më tej investimet në metropol”, -tha Cao Yang, kreu i Njësisë së Biznesit të Transportit Elektrik në Kinë të “ABB China”.

Shenzhen krenohet me një numër të madh startup-esh dhe gjigantësh të teknologjisë kineze, duke përfshirë “Huawei” dhe “Tencent”.

Qyteti gjithashtu pa një rritje prej 15.2% në bazë vjetore në tregtinë e jashtme, e cila arriti në 2.510 miliardë juanë në tre tremujorët e parë të vitit, sipas të dhënave të raportuara nga Zyra e Doganave në Shenzhen.

Lajmet Shenzhen tërheq shumë investitorë Rahoveci INFO Rahoveci INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker