Berisha: Njohjet janë detyrë e Qeverisë dhe ne do t’i mbajmë përgjegjës

Berisha ka thënë se përgjegjësinë për të sjellë sa më shumë njohje e ka Qeveria, ndërsa puna e opozitës është ta mbajë përgjegjëse Qeverinë për çdo veprim ose mosveprim.

“Njohjet dhe ngritja e subjektivitetit të shtetit të Kosovës është, dhe duhet të jetë, vetëm përgjegjësi e institucioneve të shtetit. Çdo respekt për bacën Behgjet, por nuk më pëlqen komunikimi aktual nëpërmjet mediave. Pluhuri që ngritet është diçka që mund të na dëmtojë si shtet. Angazhimi për njohje, si dhe politika e jashtme, mund të jenë preokupim i çdo deputeti të përveçëm, por ato janë përgjegjësi ekskluzive vetëm e qeverisë. Ndërkaq, si opozitë, detyra jonë është t’i mbajmë përgjegjës për çdo veprim apo mosveprim”, ka thënë për rtklive.com, deputeti Hisen Berisha.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker