​Zhvillimet në PD, Rama: S’kam ndërmend të merrem me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagajtë

“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagajtë grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, Vuçiqin”, shkruan Rama.

Ai tha se drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash.

“Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike! Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e logjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më, ne s’kemi kohë për të humbur!”, shkruan Rama.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker