Biografi! Kush është Defrim Kafexhiu, djaloshi 24 vjeçar që hyri në histori duke u bërë Kryesuesi më i ri ndonjëherë në Rahovec?

I lindur në Rahovec me 1 Qershor 1997, Defrim Kafexhiu sot bëri histori duke u regjistruar si Kryesuesi më i ri ndonjëherë në komunën e Rahovecit.

Djaloshi që gëzonte mbështetje të pamasë në zgjedhjet lokalet që i lamë pas, arriti të marrë besimin e shumicës në Kuvendin e Komunës, duke u konfirmuar si kryekuvendar, përcjell Rahoveci.info.

E JASHTËZAKONSHME: Defrim Kafexhiu, Kryesuesi më i ri në histori të komunës së Rahovecit

Por, kush është ai që në opinionin publik njihet si Dafi?

Shkollimin fillor e kreu në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët, “Isa Boletini” në Rahovec, teksa atë të mesmen në gjimnazin “Xhelal Hajda – Toni”, poashtu në vendlindje.

Studimet “Bachelor” për Shkenca Politike i përfundoi në “Universitetin e Prishtinës”, teksa këto ditë edhe formalisht do ta konfirmojë diplomimin.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat për të, teksa në fjalën e rastet pas përzgjedhjes, falenderoi kolegët asamblistë që e besuan, teksa brenda kapaciteteve premtoi angazhim të pashoq në të mirë të të gjithë qytetarëve.

/Rahoveci.info/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker