Dy zyrtarë të Vetëvendosjes kalojnë në AAK

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, kryetari i komunës që vjen nga AAK, Smajl Latifi, shkruan Rahoveci INFO.

“Jam mëse i lumtur t’ju njoftoj, se nga sot pjesë e AAK-së në Rahovec do të jenë edhe znj. Shqipe Kryeziu, magjistër e Fizikës dhe profesoreshë në SHML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe dhe ekonomisti e profesori në SHMLP “Selajdin Mullaabazi” në Rahovec, z. Azbi Gashi, të cilët aktivitetin e tyre politik të deritanishëm e kanë bërë në LVV, si themelues të degës në Rahovec. Zonja Shqipe Kryeziu do të jetë edhe pjesë e grupit të asambleistëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Rahovecit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Latifit:

Jam mëse i lumtur t’ju njoftoj, se nga sot pjesë e AAK-së në Rahovec do të jenë edhe znj. Shqipe Kryeziu, magjistër e Fizikës dhe profesoreshë në SHML “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe dhe ekonomisti e profesori në SHMLP “Selajdin Mullaabazi” në Rahovec, z. Azbi Gashi, të cilët aktivitetin e tyre politik të deritanishëm e kanë bërë në LVV, si themelues të degës në Rahovec. Zonja Shqipe Kryeziu do të jetë edhe pjesë e grupit të asambleistëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Rahovecit.

Përvojat politike dhe profesionale të Kryeziut dhe Gashit do ta kenë hapësirën e merituar për t’i kontribuuar përmirësimit të mirëqenies në komunën tonë. AAK është parti e hapur për të gjithë që duan të punojnë mirë dhe mbarë. Interesi kolektiv prevalon mbi interesat individuale, prandaj ne po rritemi dhe gjithnjë e më shumë njerëz po i bashkohen konceptit tonë.

Dy anëtarëve të rinj, u dëshiroj shumë suksese dhe ua ofroj tërë përkrahjen time gjatë angazhimeve që do t’i kenë në të ardhmen. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker