Ministres Gërvalla i del një udhëtim urgjent, s’raporton në Komision

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi e cila tha se dje kanë marrë njoftim nga kabineti i Schwarz se ajo do të udhëtojë, shkruan Rahoveci INFO.

“Pas disa datash të konsultuara nga ana jonë dhe nga ana e ministres së Punëve të Jashtme, ditën e hënë me datën 20 dhjetor kemi marrë konfirmimin se ministrja mund të raportojë në Komision me datë 22. Pas kësaj kemi njoftuar edhe mbledhjen që po e mbajmë sot me rend të ditës. Pastaj me datën 21 kemi marrë një njoftim nga ana e kabinetit të ministres , që për shkak të një udhëtimi që i ka dalë urgjent, ministrja nuk mund të raportojë në Kuvend”, ka thënë ajo.

Deputetja e LDK-së konsideroi se ministrja Gërvalla është treguar e papërgjegjshme sot.

“Unë këtë e konsideroj si papërgjegjësi e ministres së Punëve të Jashtme. Gjithashtu është edhe papërgjegjësi e saj kushtetuese, sepse siç e dimë ekzekutivi duhet t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar. Sot ministrja nuk është në raportim për arsye se i ka dal një udhëtim urgjent”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërkohë, sot pritet që para Komisionit të raportojë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker