Haziri: Serbia po bën lojë politike me “Open Balkan”

Problemet me të kaluarën tha ai janë pengesë për Kosovën që të jetë pjesë e kësaj iniciative.

“Serbia nuk e ka njohur sovranitetin e territorit të Kosovës dhe është pa kuptim që të përfshihet në këtë iniciativë”, tha Haziri për Euronewsal.

Sipas tij Serbia sillet në nivel rajonal si vend bashkëpunues ndërsa në raport fqinjësor me Kosovën, mban ende tensionin e luftës.

Haziri thotë se sjellja serbe është me standarde të dyfishta me Kosovën dhe këtë e kanë kthyer në kulturë politike dhe e gjitha tha ai është ‘lojë politike’.

Ai shton se Serbia duhet të njohë kufijtë e Kosovës dhe më pas do të shihet mundësia për t’u bërë pjesë e iniciativës ‘Open Balkan’.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker