Opozita nuk i përkrahë marrëveshjet ndërkombëtare, akuzojnë VV-në për arrogancë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se qasja e mazhorancës karshi opozitëz i ka shtyrë ata që të mos votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Ne si GP kemi qenë në favor të votimit të këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare, por meqenëse kemi një sjelle të tillë të mazhorancës me opozitën duke mos i marrë parasysh për asnjë moment kërkesat tona si parti opozitare atëherë që edhe neve nuk na mbetet asgjë tjetër veçse ta themi bashkë me partnerët tuaj qeveritar me komunitetet jo shumicë ashtu siç i bëtë 2/3 për t’i futur në rend dite disa pika tjera besoj që kjo qasje është qasje e cila nuk i kontribuon mbarëvajtjes së këtij Kuvendi, punës së skëtij Kuvendi”, tha ai.

Me Tahirin u pajtua edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili u shpreh se LDK nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare pasi shumica qeverisëse nuk tregon vullnet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me opozitën.

“Në princip nuk jemi kundër këtyre marrëveshjeve por meqenëse shumica qeverisëse nuk tregon vullnet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me opozitën mënyra se si u sollët sot dhe imponuat agjendën e Kuvendit jashtë asaj që jemi marr vesh në Kryesi, ne si Grup Parlamentar deklarojmë se për asnjërën nga marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të votojmë”, theksoi ai.

Edhe nga AAK-ja u pajtuan që këto marrëveshje ndërkombëtare si parti opozitare të mos i përkrahin.

“Në shenjë proteste dhe mospajtimi me këtë qasje u dakorduam mos t’i votojmë sot këto marrëveshje”, tha ai.

Kritikave të opozitës iu përgjigj shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se si grup parlamentar i pozitës janë të gatshëm t’i qëndrojmë gjitha kërkesave racionale të cilat kanë të bëjnë në përmirësimin e demokracisë dhe punës së Kuvendit.

“Si Grup Parlamentar i pozitës jemi të gatshëm t’i qëndrojmë gjitha kërkesave racionale të cilat kanë të bëjnë në përmirësimin e demokracisë dhe punës së Kuvendit. Natyrisht edhe për neve bashkërisht që të kemi një koherencë që Kuvendin e qetë mirë para qytetarëve, pasi atë obligim e kemi. Ne jemi pozitë dhe opozitë, por në fund të fundit sovrani na ka dhënë votën me na përfaqësua… Jo, është prezantim i një qëndrimi të partisë në pushtet”, tha ajo

Në rend dite ishin katër marrëveshje ndërkombëtare për të cilat nevojiten 2/3 e votave të deputetëve dhe ato janë: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright, Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse, Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurinë e ujit, Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin, Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027).  /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker