Përplasje në Kuvend mes Besnik Tahirit e Mimoza Kusarit

Ishte ky i fundit që e quajti gënjeshtare, Kusari-Lilën, e cila sipas tij nuk dinë të ndërtojë konsensus me partitë opozitare.

“Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, le që pa asnjë nivel profesional dhe kolegial del e gënjen këtu në foltore, por mundohet me përmbushë një agjendë të saj që në fakt nuk dinë me bërë. S’dinë me ndërtuar konsensus Mimoza Kusari….tash lyp konsensus prej neve dhe sillesh në formën më të ulët të mundshme si shefe e 61 deputetëve. Koalicionin në qysh me Listën Serbe e bërë”, tha ai.

Atij iu kundërpërgjigj shefja e deputetëve të LVV-së, duke i thënë se po fol kot.

“Për gjuhën që e përdori zotëri Tahiri, s’po dua të sjell një standard të ri të keq. Nëse ka pas të pavërteta është dashur të debatohen dhe jo me fol kot”, tha ajo. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker