Zenun Elezaj e bënë drejtor njeriun që para pesë muajve u arrestua për korrupsion

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka emëruar njeriun që muaj më parë, pas një bastisje në komunën e Klinës u kap nga Policia e Kosovës për ndërtime të jashtëligjshme në këtë komunë.

Pëmes një operacioni nga Njësitit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Komunën e Klinës u arrestua , në atë kohë si drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku dhe Ali Gashi, zyrtar në kuadër të kësaj drejtorie.

Pas dy ditësh në mbajtje, ata u liruan në arrest shtëpiak.

Ndërsa tani, kryetari i ri i Klinës ka thënë se Lorenci ka përvojë të gjatë në menaxhim duke ia besuar dëtyren e të parit të bujqësisë, shkruan Gazeta Insjaderi.

“Lorenci ka përvojë të gjatë në menaxhim. Ai ka qenë edhe anëtar i kuvendit të komunës për një mandat dhe drejtor i Urbanizmit në mandatin e kaluar. Lorenci nga sot do ta udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë dhe do ta ketë përkrahjen time të plotë në realizimin e projekte të nevojshme për fermerët”, ka shkruar Elezaj në Facebook.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker