“Kemi hapur 10 mijë vende pune”, Pacolli i reagon ashpër kryeministrit Albin Kurti

Pacolli thotë se as nuk janë hapur 10 mijë vende pune e as nuk ka rritje ekonomike 10 përqind, duke pyetur se ku janë hapur ato vende dhe kush është punësuar, shkruan Rahoveci INFO.

Ai thotë se fakti qëndron se shumë punëtor të larguar nga puna për shkak të pandemisë këtë vit janë riintegruar pjesërisht.

Sa i përket rritjes ekoomike, Pacolli thotë se nuk ka pasur rritje të të hyrave për qytetarët, nuk ka pasur as rritje të mesatares së konsumit, as nuk ka pasur investime infrastrukturore, as nuk ka pasur ngritje të subjekteve të reja ekonomike.

Pacolli thotë se Kosova s’ka kursime e qëndrueshmëri ekonomike.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ne Kosove, këtë vit nuk janë hapur 10 mijë vende pune…
Nuk ka rritje ekonomike mbi 10%….siq thuhët,
Kjo është arsyeja pse;
Është e pabesueshme që me “reformat e qeverisë ” të janë hapur 10 mijë vende të reja pune në Kosovë.
Ku janë ato vende,
kur dhe
kush është punësuar?
Qendron fakti se shumë punëtorë të larguar nga puna për shkak të pandemisë, këtë vit pjeserishte janë riintegruar dhe shumë prej tyre janë larguar nga Kosova duke u punsuar ne Kroaci e gjetiu.
Per sa i perket rritjes ekonomike, nuk eshte reale kjo qe thuhët, se ka 10% rritje ekonomike
nuk ka rritje ekonomike 10%
…nuk kemi pasur rritje të të hyrave për qytetarët e Kosovës krahasuar me vitin 2019,
…. Nuk ka pasur rritje tė mesatares së konsumit. Shporta e konsumatorit është e njëjtë si në vitin 2019.
… Tani (këtë vit) nuk ka pasur ASNJE investim infrastrukturore të financuar nga kapitali vendor apo i huaj) të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetës dhe standardit të jetesës së qytetarëve. Gjithashtu nuk ka asnjë investim qe ka përmirësuar mjedisin e shkatërruar në të cilin jetojmë.
…. Nuk patem ngritje të subjekteve të reja ekonomike që rriten listën e produkteve dhe shërbimeve vendore në krahasim me ato të vitit 2019.
… Nuk ka qëndrushmeri ekonomike, nuk ka kursime,
Po ndodh e kundërta që pretendohët,
…qytetarët vazhdojne te ikun nga Kosova,
….nuk ka punë në Kosovë,
pos investimeve te “oligarkeve”siq i quan politika”, (që mbajnë kontinuitetin në mënyrë solitare, më vështirësi, pa asnje mbeshtetje nga indtitucionet,
…asnjë investim në Infrastrukturë nuk është bërë
e kunderta,
.. nuk ka ndertim as mirembajtje te rrugeve e as te infrastruktures publike ,
…ka shumë ma tepër importe për shkak të tkurrjes se prodhimtarisë në Kosovë,
…ka shume ma teper inkasim nga doganat per shkak te rritjes se importit,
…nuk ka permirsim te standardit jetesore,
…ambienti dhe natyra shkaterrohen cdo dite pa medhirshem. /Rahoveci INFO/ 

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker