Edhe Lista Serbe iu bashkohet thirrjeve, kërkon të kursehet rryma

Ky subjekt politik nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët solidaritet dhe përgjegjësi në uljen e konsumit të energjisë.

Në këtë postim Lista Serbe iu drejtohet sidomos atyre që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike në disproporcion me përdorimin normal.

“Lista Serbe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi dhe të ulin konsumin e energjisë elektrike, sidomos ata që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike në disproporcion me përdorimin normal”, thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se ditëve të fundit në Kosovë janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike. /Rahoveci INFO/ 

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker