Kosova në krizë të thellë, LVV mburret: Kemi përmbushur premtimet për vitin 2021

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj thotë për KosovaPress, se shtyllë e parë e ekzekuvit ka qenë goditja e monopoleve dhe shpërndarja e mjeteve në segmente të shoqërisë dhe skema sociale.

“Ka pasur luftë të pashembullt kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku janë shkatërruar mbi 50 banda kriminale. Mbi baza të përditshme kemi goditjen e kësaj dukurie tepër negative në Kosovë, madje edhe premtim i kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Puna e kësaj qeverie ka qenë si shtyllë e parë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar institucional. Pos asaj ne e kemi draftuar dhe do ta hedhim në Kuvend pas janarit, ligji që ka të bëjë me konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, përpos kësaj kemi goditur monopolin dhe kemi shpërndarë mjete në segmente të shoqërisë dhe skema sociale”, thotë ai.

Mirëpo pasqyrë e qartë e qeverisë Kurti, sipas deputetit Rexhaj do të jetë viti 2022, ku edhe kanë hartuar buxhetin.

“Votimi i buxhetit për vitin e ardhshëm përbënë atë vizionin si ne e shohim Kosovën…. Ja kemi dal në mënyrë të shkëlqyeshme të prezantojmë kryesisht vizionin tonë. E ardhmja i takon qytetarëve të Republikës, atë do të bëjmë menjëherë pas janarit. Shto këtu edhe vizionin që e kemi shpreh në këtë buxhet për programin dhe investimet tona në segmentet kryesore të shoqërisë”, deklaron ai.

Deputeti i mazhorancës e konsideron sukses edhe realizim të premtimit vaksinimin e mbi 60 përqind të qytetarëve kundër COVID 19.

“Qeveria Kurti ka pasur një zhvillim të hovshëm, ka qenë një qeveri shumë aktive. Atë që kemi premtuar për katër vite, në kuptimin e asaj të vaksinimit të 60 përqind të popullsisë e kemi arritur qysh në vitin e parë të qeverisës, shto këtu edhe vaksinimin e qytetarëve tanë që vijnë nga diaspora”, thotë ai.

Lidhur me punën e Kuvendit, Rexhaj thotë se zgjedhjet lokale kanë ngadalësuar agjendën legjislative.

“Kemi pasur zgjedhjet lokale që kanë interes nacional, të cilat kanë vonuar deri diku agjendën legjislative. Megjithatë është e vërejtjshme një mungesë e subjekteve politike e punës në Kuvend në kohën e zgjedhjeve lokale, pasi të njëjtat e kanë rëndësinë e vet. Menjëherë pas zgjedhjeve, por edhe para tyre jemi angazhuar për të përfunduar agjendën legjislative, për çka edhe jemi votuar si deputet”, shton ai.

Qeveria Kurti është formuar më 22 mars të vitit 2021, pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker