Krasniqi-Rizvanollit: Ti edhe detyrën e ministres s’po din qysh me ba, veç je ka provon

“Kritikat e juaja janë shumë kontradiktore. Nuk po di se në cilën me u përgjigj edhe qysh. Njëri thotë efektet e vendimit që i keni marrë nuk po shihen në terren e tjetri thotë se po i legjitimoni ato që veç i keni marrë. Njëri thotë ZRRE po e falimenton KEDS-in, tjetri thotë pse po i subvencionin, tjetri thotë shumë mirë që po i subvenciononi është dashur me i subvencionu moti. Nuk po e di se ka me fillu por po e provojë”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

E menjëhershme ishte përgjigja e Krasniqit që i tha se është “duke provuar” edhe në punën e saj si ministre.

“Realisht ti edhe detyrën e ministres nuk po dinë qysh me ba veç je ka provon, njëjtë edhe si shumica e kësaj Qeverie. Nuk e keni idenë se çka është detyra dhe përgjegjësia jote. Nuk je ka e kupton as thelbin e problemit por je ka e provon. Derisa je duke provuar me e krye punën tënde, njerëzit janë në të ftohët dhe në terr”, deklaroi Krasniqi.

“Leni këto sene po shikoni dhe koncentrohuni në punë. Mua më vjen keq me papërgjegjësinë dhe të padijenisë që keni”, tha Krasniqi.

Kjo replikë e Krasniqit erdhi pasi ministrja Rizvanolli i konsideroi kontradiktore kritikat e opozitës lidhur me situatën energjetike në Kosovë. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker