Serbia tejkalon marrëveshjen për kontrollin subregjional të armatosjes

Serbia tejkalon marrëveshjen për kontrollin subregjional të armatosjes
Rahoveci INFO – – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Me armatimin me sisteme kundërajrore modern dhe tash së fundi “Cornet”, Moska dërgon një sinjal se është Rusia është ushtarakisht e pranishme në Serbi.

Ndonëse e ka shpallur pozicionin e neutralitetit, megjithatë Serbia vazhdon të armatoset. Sipas një publikimi në Al Jazera Serbia në vitin 2019 renditej e 79-ta për nga armatimet, këtë vit është e 60-ta (EPA). Nëse shikoni strukturën e armëve të Ushtrisë Serbe, shihet se ato janë armë të karakterit sulmues, gjë që tregon se pretendimi për armët mbrojtëse është krejtësisht i pakuptimtë.

Shumica e atyre që e ndjekin situatën politike në Ballkanin Perëndimor edhe më nga afër se zakonisht, e shohin rritjen e fuqisë mbrojtëse të ushtrisë serbe si mburrje të Vuçiqit dhe nevojën e tij për të ndjekur stërvitjet ushtarake, parada dhe panaire armësh. Marrëdhëniet gjeostrategjike kanë ndryshuar dukshëm në raport me kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, dhe për disa zyrtarë serb ka ardhur koha për të rinovuar makinerinë e luftës. Dhe e gjithë kjo nuk do të ishte e çuditshme nëse merret parasysh se Serbia i ka lënë tri fronte të hapura të konflikteve ku më i afërti është në veri të Kosovës, pastaj në Mal të Zi dhe në fund në Bosnje dhe Hercegovinë. Është simptomatike që rritja e investimeve në ushtri ndodh në një kohë kur Serbia po promovon publikisht një politikë të neutralitetit ushtarak dhe akoma më interesante është se shumica e aktiviteteve ushtarake, qoftë blerja e armëve apo kryerja e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, zhvillohen me Rusinë. Serbia po armatoset me armë më moderne raketore si dhe me armët konvencionale, duke tejkaluar atë marrëveshjen për kontrollin suregjional të armatosjes, që është nënshkruar më 1996 pas luftërave në hapësirën e ish Jugosllavisë dhe i cili është plotësuar më 2014 në Bazel. “Sipas asaj marrëveshjeje, kontrolli ushtrohet mbi pesë lloje të armëve konvencionale – artileri, tanke, transportues të blinduar, avionë luftarakë dhe helikopterë sulmues. Në këtë aspekt, Serbia ka tejkaluar kuotën e nënshkruar nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kroacia”.

Dhe kjo aventurë e armatimit bazohet në gënjeshtra, nëse i referohemi deklaratës së Serbisë Vucic i cili kishte thënë se nuk do të lejojë kurrë që Serbia “të jetë aq e dobët sa ishte në vitet 1990”, të jetë “aq e dobët sa nuk mund të mbrohemi as vetveten”. Por nga kush të mbrohet mbetet mistike. Vuçiq ka një miliard e 250 milionë dollarë për të blerë nëpër botë. Armatimi i fundit, është blerja e sistemit rus antitank “Cornet” që godet në tetë kilometra, me një depërtim të parzmoreve të trasha një metër janë pjesë e bashkëpunimit të suksesshëm mes Rusisë dhe Serbisë. Se sa është blerë dhe me cfarë cmimi nuk bëhet publike, pasi çdo blerje armësh trajtohet si sekret shtetëror. Nuk është fundi, “cornetat” kanë arritur, janë paguar paraprakisht (apo fjala është për gazin): “Kemi marrë me një çmim të mirë, kemi paguar paraprakisht. Përforcime të mëdha për ushtrinë serbe. Çdo ditë ushtria jonë po forcohet dhe unë jam krenar për këtë”, do të thotë Vuçiq. “Serbia po armatoset sepse Serbia është një vend i lirë. Një vend i vogël i rrethuar nga të gjitha anët nga shtetet anëtare të NATO-s me të cilët duam marrëdhënie të mira. Por ne nuk duam të jemi Bambi që ata do të gëlltisin.” Ai sikur Milosheviqi furnizimet i arsyeton me mbrojtjen e “paqes”. Por sipas vëzhguesve arsyet më të dukshme janë gjeostrategjike për të vendosur një ekuilibër me vendet e NATO-s që janë në fqinjësi të saj dhe nga ana tjetër po armatoset për të qenë lider në armatim midis vendeve që dolën nga shpërbërja e ish-Jugosllavi. Nëse analizojmë dinamikën e bashkëpunimit ushtarak serb, bëhet e qartë se ushtria e saj ndjek interesat politike të partnerit më të fortë që ka. Dhe kjo është Rusia, thotë analisti politik Davor Gjenero, duke e formuluar atë marrëdhënie “si vasal, me Rusinë zot dhe Serbinë ekzekutuese të urdhrave”. Prandaj nuk është për t’u habitur që të gjithë ata që kërkuam mendimin e tyre besojnë se ushtria serbe është, në fakt, një instrument i politikës ruse në Ballkan. Serbia mere pjesë në operacionet provokuese kundër Polonisë dhe vendeve Baltike përmes manovrave ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë. Kjo do të thotë se, në fakt, Ushtria Serbe e profilizon qartë veten si një forcë vasale e ushtrisë ruse. Shtojini kësaj edhe praninë e këtyre sistemeve kundërajrore moderne, të cilat janë krejtësisht të pakuptimta në Serbi sepse nuk keni asnjë aviacion përkatës në zonë, por kjo dërgon një mesazh nga Moska se Rusia është ushtarakisht e pranishme në Serbia. Pra Serbia po i përshtat potencialet e saj ushtarake me atë që Rusia pret prej saj si një vasal që mund të kryejë detyra në interes të Rusisë në Ballkan.” Në këtë kontekst rrezikut është edhe Bosnja dhe Hercegovina, e cila fatkeqësisht nuk është anëtare e NATO-s, e në një masë më të vogël Mali i Zi, pikërisht për shkak se është anëtar i NATO-s. Ai rrezik i Kosovës qëndron gjithmonë i varur. “Kosova ka më pak gjasa të ketë një konflikt të armatosur për shkak të pranisë së konsiderueshme të forcave të NATO-s”.

Armët mund të blihen, por problemi mbetet se kush do t’i përdorë ato. Vuçiq paturpësisht gënjeu se paga mesatare e pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe është një mijë euro, por Sindikata Ushtarake e Serbisë e mohon dhe i referohet faqes së Ministrisë së Mbrojtjes, ku shihet se paga mesatare në tetor 2021 ka qenë 74.339. dinarë, rreth 750 euro. Sindikata gjithashtu thekson se ushtari profesionist fiton mesatarisht 460 euro, nënoficeri 620 euro, oficeri 102.028 euro (868 euro), gjenerali 1.586 euro. Vitin e kaluar, 11 për qind e ushtarëve dhe nënoficerëve janë larguar nga Ushtria Serbe dhe rekrutimi. /K.I/

Lajmet Serbia tejkalon marrëveshjen për kontrollin subregjional të armatosjes Rahoveci INFO Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker