Kurti për vizitën e parealizuar në SHBA: Ju njoftoj kur ka diçka më konkrete

Ani pse vet e kishte paralajmëruar këtë vizitë, ai nuk e përmendi më dhe rrjedhimisht nuk shkoi në SHBA, shkruan Rahoveci INFO.

E në lidhje me këtë çështje kryeministri ka folur sot në një konferencë për media, në të cilën sërish nuk ka dhënë asgjë konkrete.

Kurti tha se vizita e tij në SHBA po përgatitet nga shefi i stafit të tij, mirëpo që ende nuk ka diçka konkrete.

“Ajo po përgatitet nga shefi i stafit dhe kur të kemi informata më konkrete do të ju njoftojmë. Do  të bëhet sa më në fillim të vitit të ri por nuk mund të them diçka konkretisht”, tha kryeministri. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker