Miratohet në Qeveri Projektligji për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, shkruan Rahoveci INFO

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se krijimi i Byrosë do jetë në funksion të shtetit të së drejtës, shkruan Rahoveci INFO.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se nëse byroja vlerëson se një zyrtar publik nuk e ka justifikuar pasurinë e tij, atëherë do t’i kërkohet gjykatës konfiskimi i saj

“Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme  është njëri nga zotimet tona kryesore. Ministria e Drejtësisë në kuadër të objektivave të saj është e përkushtuar në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, në këtë aspekt është e hartimi dhe aprovimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga vlerësimi përmes koncept-dokumentit ka rezultuar që është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet edhe Byroja Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme Nëse kjo Byro Shtetërore vlerëson që nëse një zyrtar publik ka pasuri që s’mund ta justifikojë atëherë i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë”, ka thënë Haxhiu.

Sipas këtij projektligji, Byroja i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. /Rahoveci INFO/

 

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker