Kusari-Lila pyetet se a do rriten pagat më 2022, jep një përgjigje të tërthortë

Ajo ka qenë e ftuar në “Direkt” ku ndër të tjerash ka thënë se do të bëhet një bazë e mirë e koeficientit.

“Unë preferoj ta quaj ligj për nivelizimin e pagave për arsye se bëhet një bazë e mirëfilltë në aspektin e koeficienteve dhe gjithashtu në bazë të meritave, përvojës së punës, kualifikimeve që sot është totalisht e çakorduar”, ka thënë Kusari-Lila në Direkt.

Deputetja e VV-së ka shtuar se në komunë rregulli i koeficientit keqpërdorët nga kryetarët e komunave.

“Sot kemi në komuna pozicione të individëve që kanë përgatitje dhe kanë përvojë të punës dhe mbesin me koeficientin pesë ose gjashtë ndërsa të tjerë për shkak të afërsisë me kryetarin e komunës ata vendosen me koeficioentin tetë ose nëntë”, ka thënë Kusari-Lila.

“Trajtimi i ligjit të pagave do të bëhet në formën përmbajtjesore në bazë të meritës. Gjithashtu duhet të debatohet me sindikatat e sektorit privat”, tha ndër të tjerash Deputetja e VV-së.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker