Pse kthimi në gjendjen natyrore të Lokut dhe Hobsit, pse nuk kemi komunikim në politikë

Pse kthimi në gjendjen natyrore të Lokut dhe Hobsit, pse nuk kemi komunikim në politikë
Rahoveci INFO – – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Ejup BERIShA

A po rikthehemi në gjendjen natyrore të kohës së Xhon Lokut dhe të Tomas Hobsit në shoqërinë dhe në shtetin tonë. Pse po izolohen njerëzit mes vete ndërsa po thuhet se jetojmë në periudhë të komunikimeve masovike.

Nëse sot janë hapur mundësitë e komunikimit mes një australiani dhe një shqiptari në këto troje që janë larg mes vete me disa mija kilometra atëherë pse dy shqiptar që jetojnë në një largësi simbolike prej dhjetëra kilometrash nuk komunikojnë më mes vete. Komunikimi me një australian ndoshta e dëshmon aftësinë e njeriut për komunikim jashtë territorit kombëtar në distancë dhe në gjuhë të huaj, por komunikimi mes shqiptarëve në një distancë simbolike është obligim njerëzorë dhe kombëtar. Në fund të fundit komunikimi me një njeri të përkatësisë kombëtare ndërkombëtare ndoshta bëhet për lavd se ja ne kemi aftësi që të komunikojmë edhe jashtë kufijve kombëtar por komunikimi mes shqiptarëve siç thashë është obligim kombëtar që duhet të zhvillohet detyrimisht. Në fund të fundit shqiptarët kanë realitete sfida dhe vështirësi të ngjashme sepse jetojnë në të njëjtin nën qiell gjë që nuk është njëjtë me realitetin që e ka një australian në raport me një shqiptar. Atëherë pse hapja me kombet e tjera dhe gjithë kjo mbyllje mes vete të shqiptarëve si komb. Në fund të fundit problemet dhe vështirësitë reale që njerëzit i kenë mund ti zgjidhin bashkë vetëm ata të cilët jetojnë afër njëri tjetrit e jo ata që jetojnë në distanca të largëta. Shqiptarët pra mund të kuptohen më lehtë dhe më mirë mes vete sesa që mund të kuptohen me pjesëtarë të kombeve të huaja. Ajo që më shtyu ta shkruaj këtë shkrim është një ngjarje e pazakontë që më ka ndodhur para disa ditësh. Unë një ditë isha për tu shëtitur në njërën prej qendrave të njohura tregtare të kryeqytetit dhe rastësisht na u përputhën drejtimet e lëvizjes me një anëtarë të lartë të Qeverisë së RMV-së në dorëheqje. Më konkretisht bëhet fjalë për njërin prej Z.v Kryeministrave të Qeverisë e cila si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Z.Z edhe ky funksionarë është në dorëheqje. Ajo që më befasoi më së shumti ishte shmangia e drejtimit të lëvizjes nga ana e funksionarit të lartë qeveritarë në drejtim të kundërt nga drejtimi ku lëvizja unë. Pas kësaj sjelljeje të tij të pakuptimtë menjëherë bëra një analizë se pse ndodhi ai devijim i drejtimit të lëvizjes së funksionarit të lartë qeveritar nga drejtimi në të cilin lëvizja edhe unë. Gjëja e parë që u sigurova ishin faktet se e kuptova se të njëjtit person si kamë bërë asnjë të keqe dhe se nuk i kamë kurrfarë borxhi. Atëherë më ngeli kohë që të mendoj se çfarë e shtyu funksionarin që ta shmang takimin direkt me mua. Më në fund meqë nuk arrita të gjej ndonjë justifikim apo arsye për sjelljen e tij të pa-arsyeshme pra më në fund e kuptova se është periudhë fundviti dhe kjo është periudhë e dhënies së llogarive për punët e bëra dhe të pabëra nga ana e funksionarëve të zgjidhur shtetëror dhe publik. Por pse duhet ti shmanget kontaktit Z.v Kryeministri në fjalë me mua kur unë nuk jam faktorë që mund ta kontrolloj punën dhe sjelljet e tij. Unë vërtetë jam politolog dhe gazetarë por Z.v Kryeministrin që e takova në qendrën tregtare nuk e kisha ndërmend ta marrë në pyetje e ta hetoj se çfarë ka realizuar dhe çfarë nuk ka realizuar gjatë vitit të cilin po e lëmë pas pra si pasojë e kryerjes së detyrimeve të tija kushtetuese dhe ligjore. Por të njëjtin e porosis që të lexon rreth veprimeve dhe sjelljeve të politikanëve nëpër shtetet e zhvilluara demokratike si ShBA-të, Zvicra dhe shtetet e Skandinavisë. Atje të paktën ka komunikim intensiv dhe të përhershëm mes zgjedhësve dhe përfaqësuesve të zgjedhur politik, fakt të cilin nuk e kemi ne këtu te ne në shtetin tonë por që do të ishte mirë që ta kemi. Pra komunikimi mes njerëzve është gjest i mirë dhe i dobishëm por komunikimi i politikanëve me qytetarët është obligim kushtetues dhe juridik i tyre që assesi nuk duhet të shmanget. Dhe ajo që duhet të bëjnë politikanët në raport me qytetarët zgjedhësit e tyre është të komunikojnë apo të japin llogari në opinion. Prandaj nuk ka nevojë për shmangie mbyllje dhe izolim por për hapje dhe komunikim. Nuk është mirë të kthehemi dhe ta instalojmë gjendjen natyrore kur jetojmë në kohë hapjesh dhe komunikimesh intensive mes njerëzve.

Lajmet Pse kthimi në gjendjen natyrore të Lokut dhe Hobsit, pse nuk kemi komunikim në politikë Rahoveci INFO Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker