Ronela Hajati fiton edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Artistja shqiptare, Ronela Hajati ka fituar çmimin e parë të Festivalit të Këngës në RTSH.

Kështu, Ronela me “Sekret” çon Shqipërinë në kontekstin muzikor “Eurovision”.

Në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me “Theje”.

Për tre netë me radhë, këtij edicioni artistët i dhuruan performanca nga më të ndryshmet.

Ky është edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës dhe në garë ishin Kelly, Mirud, Urban Band, Evi Reci, Kastro Zizo, Ester Zairi, Viola Xhemaili, Eldis Arrnjeti, Kejsi Rrustja, Xhuli Pjetraj, Olimpia Smajlaj, Shega, Gjergj Kaçinari, Denis Skura, Endri&Stefi Prifti, Janex, Ronela Hajati, Sajmir Çili, Rrezarta Smaja, Alban Ramosaj, të cilët dhuruan momente madhështore me performimin e tyre në dy netët e para.

Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues të Eurovisionit u shpallën grupi Italian Maneskin me këngën e tyre rock, “Zitti e buoni”./21Media

Lajmet Ronela Hajati fiton edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH Rahoveci INFO .

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker