Dita e Veteranëve | Kroatët i shprehin mirënjohje dëshmorit të UÇK-së nga Rahoveci, Gëzim Hamza-Piktori

Gëzim Hamza-Piktori ra dëshmor më 19 korrik 1998 në Betejen e Rahovecit, dhe letra e tij që e la të shkruar sa ishte i plagosur me njolla gjaku, sot është e njohur për mbarë opinionin.

Në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, kroatët falënderojnë shqiptarët që luftuan për shtetin e tyre.

Grupi në Facebook i quajtur “Falënderim vullnetarëve të huaj në Luftën e Atdheut” (Zahvala stranim dragovoljcima Domovinskog rata), i cili përbëhet nga 9 mijë e 200 anëtarë, ia ka kushtuar një postim falënderimi dëshmorit të UÇK-së nga Rahoveci, Gëzim Hamza Piktori, i cili para luftës në Kosovë kishte marr pjesë edhe në luftimet në Kroaci kundër agresorit serb.

“Edhe pse ne nuk mund t’i trajtojmë ata si vullnetarë të huaj, natyrisht, pjesëtarët e kombësisë shqiptare që nuk kanë lindur në Republikën e Kroacisë kanë një status të veçantë dhe mirënjohje nga të gjithë ne që na ndihmuam të ushtrojmë të drejtën për liri dhe demokraci. Njëri prej tyre ishte Gëzim Hamza Piktori. Si shumë kosovarë, ai u bashkua me trupat kroate, mori pjesë në fushëbetejat e Likës dhe Kordunit dhe u dallua në betejat e “Blijesak” dhe “Oluja”. Gëzim Hamza Piktori. (05.10.1963 – 19.07.1998), Rahovec, Kosovë”, thuhet në postimin e këtij grupi kroatësh.

Gazeta Papirus, ju sjell disa foto të Gëzim Hamzës- Piktori.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker