Konjufca ua uron qytetarëve festën e Vitit të Ri

Konjufca është shprehur optimist që viti 2022 të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët e vendit.

“Dielli i vitit tonë të ri 2022 shënon fillimin e shanseve dhe vullneteve të reja. Jam optimist dhe plot shpresë që ky vit të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë. Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive. Suksesi dhe gëzimi le të na ndjekin në çdo aspekt të jetës!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Për shkak të pandemisë dy vitet e fundit ishin shumë të vështira, prandaj u detyruam të kërkonim forma të reja për organizimin e punës dhe jetës. Por pavarësisht këtyre kohëve sfiduese, ne u fokusuam me guxim e vendosmëri që t’i përmbushim qëllimet e përbashkëta dhe detyrat tona.

Dielli i vitit tonë të ri 2022 shënon fillimin e shanseve dhe vullneteve të reja. Jam optimist dhe plot shpresë që ky vit të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë. Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive. Suksesi dhe gëzimi le të na ndjekin në çdo aspekt të jetës!

Ju uroj të gjithëve një vit të ri të begatë, plot shëndet e mbarësi në familjen tuaja.

Gëzuar 2022!

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker