Kurti: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Tv Klan thotë se janë të gatshëm që kjo të ndodh edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.

“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë nga Serbia sesa nga Kosova meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshja që nuk e nënkuptojnë si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht që nuk janë të pranueshme për ne por edhe nuk janë të dobishme për askënd”.

Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dyja shtetet, meqë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen europiane.

“Serbia dëshiron të vazhdoj rrugën europiane por këtë nuk do të mund ta bëj pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime europiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevoitet një normalizim i plotë me Serbinë”.

Por për kryeministrin Kurti, Serbia ka dilema sa i përket integrimit të saj në Be.

“Serbia ka dilema meqë ka marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Rusinë, blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroazitaik, Gazpromi ka 50% të industrisë së naftës në Serbi dhe gjithashtu 51% të basenit më të madh të gazit në Banaskit Vor në Vojvodinë, pra ata kanë dilema ndërsa ne jemi të qartë në rrugën tonë europiane dhe europerëndimore”.

Kosova vitin e ardhshëm sipas kryeministrit Albin Kurti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker