“Hajde zemër”, Dua mëson miken e saj të flasë shqip

Artistja Dua Lipa, pos që ka bërë gjithmonë krenarë shqiptarët në gjithë botën, e që ka përfaqësuar vendin e saj në mënyrën më të mirë, asnjëherë nuk ka hezituar të shfaq në rrjete sociale lidhjen që ka me familjarë, miq e kolegë.

Së fundmi, Dua ka publikuar një video në InstaStory, ku dëgjohet një shoqe e saj që flet shqip.

“Hajde zemër” – i thotë Dua, “Hajde zemër” – ia përsëritë më pas ajo.

Fituesja e shumë çmimeve ndërkombëtare, në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021, në Këshillin Atlantik, e shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti një fjalim të cilin e nisi në shqip me “Mirëmbrëma”.

“Unë vij nga një vend për të cilin mund të keni dëgjuar por, jo në mënyrën që unë do ua përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak nga Kosova ime”, ka thënë Dua gjersa ka pranuar çmimin me të cilin u shpërblye./21Media

Lajmet “Hajde zemër”, Dua mëson miken e saj të flasë shqip Rahoveci INFO .

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker