Christian Eriksen deklarohet për rastin e tij: Isha i vdekur për pesë minuta

Christian Eriksen po stërvitet i vetëm, pas ndarjes me skuadrën e Interit.

Danezi pësoi një arrest kardiak gjatë Evropianit dhe u shpëtua në minutat e fundit nga stafi dhe shokët. Mesfushori ka folur rreth kësaj teme, por nuk mungon pozitiviteti në rrëfimin e tij.

“Ishte diçka e bukur pasi njerëzit më shkruanin shumë. Kur isha në spital ata vazhdonin të më dërgonin lule. Kjo ishte e çuditshme sepse nuk e prisja që njerëzit të dërgonin lule vetëm sepse kisha ndërruar jetë për 5 minuta. Gjithsesi, ishte diçka shumë e bukur dhe dua t’i falënderoj të gjithë.”

Eriksen tashmë është pa skuadër pasi ndërpreu kontratën me Interin, për shkak se qeveria nuk e lejoi të luante në Itali me një aparat frymëmarrjeje në trup. /Rahoveci INFO/

Lajmet Christian Eriksen deklarohet për rastin e tij: Isha i vdekur për pesë minuta Rahoveci INFO Sinjali.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker