Pas fitores së Ronelës në Festivalin e Këngës, Aurela ka dy fjalë për të thënë

Një javë më parë, u mbajt Festivali i Këngës në RTSH, ku këtë edicion të 60-të e fitoi artistja, Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Reagimet ishin të shumta, pasi në garë ishin shumë artistë të tjerë, e ndër ta Alban Ramosaj me “Theje”, që në fund Ronela e Albani ishin në garën e ngushtë se cili do fitonte Festivalin e Këngës e të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision këtë vit.

Kështu, Albani në vendin e dytë – nuk iu pëlqeu të gjithëve.

Madje, ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision në vitin 2014, Hersi Matmuja, ironizoi përmes një postimi në Facebook, ku pyeti “Ku është kënga?”.

Aurela Gaçe foli rreth kësaj teme, ku tha se përkrahja nuk duhet të mungojë pavarësisht kush fiton.

Fundja, sipas Aurelës çdo herë ka mirë e më mirë, kështu që pse të mos jipni kurajo?!

“Secili prind sigurisht deshiron që femija i vetë te fitojë. E ndoqa festivalin,sidomos natën e dytê, isha në salle si spektatore. Nuk po futem fare té gjykoj. Secili ka shijet e veta e aty s’guxoj fare te hyj. Tani, a ka gjithmone nje këngë më të arrirrë se një tjetër? Sigurisht, gjithmone ka mirë e më mirë.
Por, në momentin që dikush shpallet fitues, pse të mos japim kurajo? Që ai-ajo ,kushdo qoftë ,të marre kurajo të punojë edhe më fort? A ka të pagabueshëm? Le të ngrejë dorên ndonjë që bën çdo gjë perfekt. Do të doja ta njihja. Akoma se kam takuar. Fundja fundit, dikush do të fitojë”, tha Aurela.

Tutje, Gaçe përmendi edhe përzgjedhjen e Rona Nishliut për ta përfaqësuar Shqipërinë në këtë garë të madhe, ku Rona u rëndit në top 5-shen e më të mirëve.

“Mbaj mend kur fitoi Rona Nishliu, çfarë nuk thatë. Duke filluar nga: Pse me të qara do të ikimi ne atje?, Pse me ulërima, çfarë është kjo këngë vaji?! Kur ajo vajza që shihte punën e vet e foli vetëm me punë, kur kënga e performanca e saj bën që Shqipëria të rënditej në vendin e pestë, ju papritur u bëtë krenarë”, ka shkruar Gaçe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Kujtojmë, edhe Anxhela Peristeri – përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision vitin e kaluar, ishte optimiste që rrugëtimi Ronelës në këtë garë do të jetë magjik.

“U ndjeva shume e lumtur dje qe i dorezova kupen e Cmimit te Pare kesaj artisteje me shpirt te bukur! Jam e bindur qe rrugetimi i saj ne Eurovision do te jete magjik! Ishte nje cmim me se i merituar”, ka shkruar Anxhela.

Këtë vit në Turin të Italisë organizohet edicioni i 66-të i kontekstit muzikor ‘Eurovision’./21Media

Lajmet Pas fitores së Ronelës në Festivalin e Këngës, Aurela ka dy fjalë për të thënë Rahoveci INFO .

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker