Laporta i bindur: Do ta transferoj Haalandin në Barcelonë

Erling Haaland është lojtari më i kërkuar nga klubet e mëdha në Evropë. Sulmuesi i Borussia Dortmundit do të jetë në fokus të merkatos gjatë verës së ardhshme dhe të gjithë duan ta marrin atë në radhët e tyre.

Është presidenti i Barcelonës, Joan Laporta që ka gëzuar tifozët katalunas teksa ka shprehur gatishmërinë për ta transferuar Haalandin në verë.

Mund të jetë befasi për shumëkënd, por Laporta këmbëngul se katalunasit do të kenë paratë e nevojshme për të luajtur për norvegjezin në afatin e ardhshëm transferues.

“Do të nënshkruaj me Haaland verën e ardhshme”, besohet se u ka thënë Laporta kolegëve.

Nëse e marrim me fjalën e tij se Barcelona ka të mbuluar anën ekonomike të gjërave, atëherë pyetja tjetër rrethon nëse katalanasit mund të paraqesin projektin më të mirë sportiv në mënyrë që të bindin 21-vjeçarin se Camp Nou do të ishte vendi më i mirë që ai të vazhdojë karrierën e tij. 

Kjo është diçka për të cilën Laporta tashmë ka punuar dhe ka folur me agjentin e Haaland, Mino Raiola, me të cilin ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer. /Rahoveci INFO/

Lajmet Laporta i bindur: Do ta transferoj Haalandin në Barcelonë Rahoveci INFO Sinjali.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker