Ministri i Shëndetësisë i përvishet punës, Kurti e merr në takim në qendër të vaksinimit në Fushë Kosovë

Vizitën e ka njoftuar kryeministria, teksa ka thënë me anë të një komunikate se të njëjtit kanë bërë thirrje tek qytetarët që të vaksinohen, duke e cilësuar atë si “armë të vetme” për luftimin e koronavirusit, shkruan Rahoveci INFO.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, vizituan qendrën e vaksinimit në Fushë Kosovë, prej nga bënë thirrje për vaksinim dhe respektim të masave anti-COVID, si armë të vetme dhe të dëshmuara kundër virusit Corona. Së bashku me këshilltarin e kryeministrit për shëndetësi, Jusuf Ulaj, ata u pritën nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, Osman Magjera”, thuhet në njoftim.

Në takim u bë e ditur se nuk mund të ketë lirim masah në periudhën e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

“Në takim u theksua se nuk duhet kurrsesi të çlirohemi. Përvoja e vendeve të tjera tregon se rritja e rasteve, si dhe rritja e numrit të pacientëve të shtrirë në spital, mund të jetë e shpejtë dhe e pamëshirshme”, bëhet e ditur më tej në komunikatë. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker