Shërbime Mjekësore në Shtëpi

Që nga sot, Qendra e Mjekësisë Familjare QKMF-ja apo QMF-të në Rahovec shërbimet mjeksore në shtëpijën tuaj

Shkrimi i plotë nga Kryetari S.L

NGA SOT SHËRBIME MJEKËSORE NË SHTËPI PËR QYTETARËT E RAHOVECIT

Viti nisi mbarë. Nga sot e tutje, në Rahovec do të funksionojë shërbimi i ri mjekësor “Kujdesi Shtëpiak”, i cili do ta lehtësojë marrjen e trajtimit shëndetësor për të moshuarit dhe ata më sëmundje të rënda, të cilët e kanë të vështirë mobilitetin deri te QKMF-ja apo QMF-të. Një mjek dhe dy infermierë do të jenë në lëvizje për të ofruar shërbime anembanë Rahovecit nga ora 07:00 deri në 21:00, dhe përveç shërbimeve të tjera ekipi mobil do të bëjë edhe testime rapide për COVID-19, sipas vlerësimit të mjekut.

Jam shumë i gëzuar qe me nisjen e vitit të ri 2022, e nisëm edhe përmbushjen e premtimeve të fushatës së para pak muajve. Kujdesi Shtëpiak, që nisi së ofruari sot, ishte njëri prej premtimeve tona në programin qeverisës.

Shpresoj që qytetarët e Rahovecit të kenë sa më pak nevojë për këtë shërbim dhe të kenë shëndet të mirë gjatë vitit që sapo ka nisur.

Suksese ekipit mjekësor!

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker