Shqiptarët e Luginës mund të pajisen së shpejti me shtetësi të Kosovës

Kjo në kuadër të Koncept Dokumentit për Shtetësinë i cili u miratua më 29 dhjetor në Qeveri, shkruan Rahoveci INFO.

Murati ka bërë të ditur se këtë mundësi do ta ketë të gjithë qytetarët nga Lugina që kanë qëndruar për së paku pesë vjet në Kosovë, që nga 12.06.1999 e deri më 31.12.2021.

Postimi i plotë:

Me 29 dhjetor 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Shtetësinë.

Shumë i lumtur që në këtë koncept-dokument, prej të cilit më pas do të dalë edhe Ligji i ri për Shtetësinë, është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyres së Presidentes, i cili do t’ua mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanoci të pajisen me shtetësi të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku 5 vite nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të Shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë Koncept Dokument, ndërsa sa i përket kritereve procedurale do të rregullohet me akte nënligjore që nxirren nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë. Koordinimi institucional është i nivelit më të lartë, dhe kjo do të sjellë rezultate pozitive. Hapi i rradhës: hartimi i projektligjit dhe më pas miratimi i tij në Kuvend. Po duket vit i mbarë në këtë drejtim. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker