Zbulohen asistuesit më të mirë të Superligës së Kosovës

Lojtari që bënë më shumë asistime për bashkëlojtarët e tij është Ivan Koljeviq i Prizrenit 16 me 8.3 asistime për ndeshje, apo më të lartën në elitën e basketbollit të Kosovës.

Në vendin e dytë ndodhet organizatori turk i Pejës, Ilter Erdem me 7.3, ndërsa Altin Morina ka 6.7 asistime për ndeshje.

Organizatori i Trepçës, Amin Hot është në vendin e katërt me gjashtë asistime për ndeshje, ndërsa Top 5 e përmbyll Jan Palokaj i Sigal Prishtinës me 5.9 asistime për ndeshje, një sukses për të, pasi nuk luan në pozitën e organizatorit, megjithatë, ndihmon shumë skuadrën.

Top 5 asistuesit

Ivan Koljeviq (Prizreni 16) 8.3

Ilter Erdem (Peja) 7.3

Altin Morina (Rahoveci) 6.7

Amin Hot (Trepça) 6.0

Jan Palokaj (Sigal Prishtina) 5.9.

/Rahoveci INFO/

Lajmet Zbulohen asistuesit më të mirë të Superligës së Kosovës Rahoveci INFO Sinjali.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker