Berisha eskalon ndaj Bashës: Je farë e keqe, i tillë mbetesh

Berisha foli për skenarë të marrjes peng nga ana e Bashës, për të cilat ai tha se kanë dështuar.

“Njeriu që e mori në krye, që demokratët i besuan drejtimin, solli forcën tonë nga humbja në humbje, dështoi në çdo humbje në 8 vjet. Nuk u bë kurrë lideri i besueshëm dhe jo se ne nuk punuam që ai të ishte i tillë, por e thotë populli me mençuri, fara e keqe e tillë mbetet”.

“Dje me pyeste një mik, thoshte si ka mundësi ky njeri, ai ishte një farë e keqe që ne nuk e kuptuam, në historinë politike të 30 vjetëve asnjë nuk ka shfaqur standardet e ulëta si ai, dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim, dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka”.

“Pasi kaloi nga humbja në humbje, u thotë shqiptarëve më ndiqni se jam e ardhmja, por ai është vetëm humbja. 8 vjet ju e mbajtët PD-në, e sollët përsëri në një forcë madhore politike, dhe ja ku është sot opozitë e fuqishme dhe e vërtetë e që po dredh narkoshtetin dhe Edi Ramën. I dha vendit kuvendit, referendumin e lirisë, u tregoi shqiptarëve dhe botës se liria nuk vdes kurrë në zemrat tona”.
“Ne jemi dhe do qëndrojmë të pamposhtur në vlerat e saj”.

“Pasi dështuan në marrjen peng të PD, për të dekurajuar foltoret, kuvendin e lirisë, memorandumin, kampion i lirisë. Tani këta mjeranë kërkojnë të marrin peng shtëpinë e lirisë, shtëpinë tuaj, tonën. Më lejoni që për secilin prej jush t’ju sqaroj, garantoj se këtu nuk është problemi për një karrige apo zyrë , se ja falim lul bravës edhe 20 karrige, problemi është te parimi themelor i çdo demokracie, në të cilën shumica qeveris dhe pakica respektohet”.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker