Afrim Macula ndan rrugët me Afrim Muçiqin dhe grupin “Yjet”

Kompozitori, Afrim Macula ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me këngëtarin e mirënjohur, Afrim Muçiqin dhe grupin “Yjet” pas 25 vjetësh.

Ishte vet Macula ai që përmes një postimi në Facebook, e bëri të ditur këtë lajm.

“Ju njoftoj sot, se pas 25 vitesh, ka ardhur koha ti them lamtumirë bashkëpunimit profesional me Afrim Muçiqin dhe Grupin tim muzikor “YJET’ nga Prishtina”, ka shkruar Macula.

Sipas Maculës, ky vendim erdhi pasi i njëjti dëshiron t’u kthehet angazhimeve personale e punës në studion e tij muzikore dhe gjithashtu, ai tha se kjo nuk ka të bëjë me diçka personale.

“Sot po heq dorë, për tju kthyer angazhimeve personale muzikore në studion time. Për vitet e funksionimit të grupit “Yjet” nën drejtimin tim, përpos anëtarëve aktual, kaluan edhe emra të tjerë kolegësh muzicient, e të cilët poashtu gjej rastin ti falënderoj sot për rrugën që e kemi bërë. Tërheqja ime nuk ka të bëjë asgjë me raportet personale”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe Afrim Macula mbetet prej kompozitorëve më të dalluar shqiptarë që nga vitet 90-të./21Media

Lajmet Afrim Macula ndan rrugët me Afrim Muçiqin dhe grupin “Yjet” Rahoveci INFO .

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker