Empoli ia cakton çmimin Bajramit

Lojtari shqiptar Nedim Bajrami është kthyer në lojtarin e preferuar të disa skuadrave në Seria A.

Paraqitjet e tij me skuadrën e Empolit kanë rënë në sytë e drejtuesve të skuadrave italiane, të cilat kanë shprehur hapur pëlqimin që kanë për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Sassuolo dhe Cagliari janë dy nga ekipet të cilat kërkojnë të përfitojnë shërbimet e Bajramit, por nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një Empoli që kërkon të mos lëshojë një nga xhevahirët e skuadrës.

Përballë këtyre kërkesave për 22-vjeçarin, Empoli ka menduar t’i vendos çmim Bajramit, teksa e vlerëson këtë të fundit me shifrën 12 milionë euro, shifër kjo jo e vogël për ekipe si Sassuolo dhe Cagliari.

/Rahoveci INFO/

Lajmet Empoli ia cakton çmimin Bajramit Rahoveci INFO Sinjali.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker