Haradinaj: Albin Kurti i frikësohet Amerikës

Haradinaj thotë se nën udhëheqjen e Borrellit dhe Lajçakut, ka parë një entuziazëm te shefi i Qeverisë që të vazhdojë dialogun me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Me vaksinat ju e keni parë se çfarë ka bo Amerika dhe vendet e BE-së dhe jemi mirënjohës. A e shihni që kërkush nuk bën për ty energjinë, hiq Shqipërinë dhe Edi Ramën për Vitin e Ri, se e ke qasjen refuzuese, nuk ke dashur partneritet, nuk ke dashur investime të huaja, nuk i beson kapitalit privat apo korporatave të Energjisë”, deklaroi i pari i AAK-së.

“Ne i kemi parë entuziazmin e Kurtit për një Dialog të udhëhequr nga BE me Borrell dhe Lajçak, e kemi pa entuziazmin të vazhduar në plotë takime të tij me Vuçiqin të niveleve tjera. Për fat të keq, një dialog që nuk arrin ta zgjidhë çështjen kryesore që është njohja reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues. Për këtë arsye, vazhdimi i një dialogu të tillë është dëshmi e qartë se Kurti i frikësohet Amerikës. Asnjë arsyeje nuk e ka pasur Kosova ta vazhdojë një dialog të tillë Borrell-Lajçak pa insistitu, pa e ndal këtë dialog dhe pa kërkur ndërhyrjen e presidentit të Amerikës”, tha Haradinaj në RTV21.

 

 

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker