Asamblistja e AAK-së që votoi VV-në nuk përfill vendimin e partisë, thotë se do të jetë pjesë e saj

Ukshini, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se do të vazhdojë të jetë AAK, teksa shton se është kundër interesave të personave të caktuar, shkruan Rahoveci INFO.

“Unë kam garuar në zgjedhje me logon e AAK-së,vazhdoj të jem AAK dhe në mbështetje të liderit Ramush Haradinaj. Jam dhe do të jem kundër interesave të personave te caktuar!”, thuhet në postimin e saj.

Gjatë ditës së djeshme, dega e AAK-së në Gjilan njoftoi vendimin se ka përjashtuar nga partia asamblisten Ukshini pasi që e njëjta ka votuar pro zgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit që vije nga Vetëvendosje.

“Asamblistja e AAK-së në Gjilan, Ardita Ukshini, të lirohet nga të gjitha funksionet në parti si dhe nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së në Kuvend”, bëhej me dije në njoftim.

“Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare”, thuhej më tej në njoftim. /Rahoveci INFO/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker