Ministri Krasniqi për Asociacionin e Komunave të Kosovës: Nuk mund të ketë asociacione njëetnike

Kjo, sipas tij, sepse gjithçka në vend është krijuar në frymën e një shteti multietnik dhe kjo thotë se është me rëndësi të potencohet edhe nga përfaqësues të tjerë nga komunitetet.

“Është e vërtetë që Ligji për Vetëqeverisje Lokale parasheh mundësinë për formimin e asociacioneve, njëjtë sikurse e kemi Asociacionin e Komunave të Kosovës. Mirëpo, asnjë vendim tjetër nuk varet nga Ministria, çka dua të them edhe si përfaqësues politik i një grupi etnik në Kosovë, gjithçka në Kosovën tonë të dashur për 22 vite është krijuar mbi frymën e një shteti multietnik.” u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.

Tutje, ai deklaroi se ministri nga lisa serbe, që ka udhëhequr para tij, asnjëherë nuk është interesuar për menaxhimin e Ministrisë. Sipas tij, ai ka pas punët e tij partiake dhe etnike, e ministria është udhëhequr gjithmonë nga sekretari dhe stafi administrativ.

“Për herë të parë ne e kemi analizuar mirë situatën brenda ministrisë dhe e kemi analizuar mirë situatën në qeverisjen lokale. Përbërja e ekipit tim ka qenë në atë formë që të kemi ekspert nga fusha të ndryshme, që të bëjmë një vlerësim të mirë të situatës edhe të raporteve, dhe të Ministrisë me Komunë dhe rolin e Ministrisë, të munguar për një kohë të gjatë në Komuna.”

I pari i dikasterit të Administrimit të Pushtetit Lokal tha se do të angazhohet që së shpejti të ketë nënkryetar shqiptarë në Graçanicë dhe poashtu të komuniteteve tjera në të gjitha qytetet ku ka 10% nga radhët e komuniteteve.

Ai tregoi gjithashtu se është krijuar grupi nacional për “Open Goverment Partnership” dhe se janë duke i kryer pjesët që janë punë e tyre, në mënyrë që në momentin e duhur të bëhet kërkesa për anëtarësim. Krasniqi shpjegoi se rëndësia e këtij anëtarësimi për Ministrinë që udhëheqë është e barabartë me anëtarësimin në Interpol për një Ministri tjetër.

Lajmet Ministri Krasniqi për Asociacionin e Komunave të Kosovës: Nuk mund të ketë asociacione njëetnike Rahoveci INFO Rahoveci INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker