Pas serialit turk, Arbnora bëhet pjesë edhe e një filmi

Artistja kosovare, Arbnora Ademaj ditë më parë ka njoftuar se ka përfunduar xhirimet e serialit turk, ”Kirik Hayatlar”.

Pjesëmarrja në kinematografinë turke për Arbnoren duket se nuk mbaron vetëm me këtë serial, atë së shpejti tash do ta shohim në një film.

Për portalin Rahovci.info,tv, Arbnora sot tregoi se brenda javën tjetër do të fillojë xhirimet për këtë film, që do të shfaqet në kinematë e Turqisë.

“Brenda javës tjetër do të fillojë xhirimet për një film tjetër që do të shfaqet në Kinema”, deklaroi Arbnora për Rahovci.info.tv.

Pjesëmarrjen në serialin “Kirik Hayatlar”, që në shqip do të thotë “Jetët e thyera”, Arbnora tha se e konsideron si një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj.

“Një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, por sigurisht edhe më të vështira, por që fatmirësisht ja kam dalë me sukses”, u shpreh ajo për Rahovci.info.tv

Arbnora në serialin ”Kirik Hayatlar” ishte në rolin e “Leyla Kocabey”. Aktorja për Rahovci.info.tv ka treguar se ky rol ka pasur për qëllim të tregojë një grua të fuqishme shqiptare.

Vitin e kaluar, Arbnora ka fituar çmimin aktorja më e mirë e huaj në Festivalin “Mood Awards”, në Turqi./21Media

Lajmet Pas serialit turk, Arbnora bëhet pjesë edhe e një filmi Rahoveci INFO .

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker