Latifi: Deri erdhën amerikanët, UÇK kështu e mbajti grushtin

“Pa LPK, e cila i ka pasur këto ide të majta, sepse është themeluar me to, ne nuk do të ishim në gjendje të kishim UÇK-në. LPK po të mos ishte e tillë nuk do të ishte e mundur të themelonte UCK-në. Por deri sa kanë ardhur amerikanët, UÇK kështu është përshëndetur”, ka thënë ai.

Këtu disa ish-veprimtarë të LPK-së reaguan ashpër duke i bërë me dije Latifit se ka mundur të ketë vetëm një pakicë e ushtarëve që kanë bërë këso përshëndetje.

“Ndoshta disa njerëz që ishin me bindje të majta”, tha Bilall Sherifi.

Ndërkohë Xhevat Bislimi tha se nuk kishte asnjë bindje komuniste në statuset e LPK-së dhe organizatave që krijuan atë. Ai thotë se ideologjia e vetmja ishte çlirimi i trojeve shqiptare dhe nxitja e Republikës së Shqipërisë në përkrahje të LPK-së.

“Dua t’i them disa gjëra. Po thua organizata Leniniste Marksiste. Mëri lexoi statutet e të gjithave. Po të gjesh dicka leniniste apo marksiste këtu më ke. E vetmja ideologji ishte çlirimi i trojeve. Ideologjia ishte shkruar vetëm për të nxitur përkrahjen e shtetit amë. I vetmi shtet shqiptar ka qenë ai. Nëse ka pasur tjetër na trego. LPK ka qenë shkolla më e madhe politike demokratike edhe deri më sot. kurrë më nuk mund të debatosh brenda një subjekti ashtu sikur ne në atë kohë”, tha ai.

“Kurrë nuk mundesh të gjesh një kryetar partie që kritikohet nga anëtarët si atë kohë.”, Sherifi.

 

Lajmet Latifi: Deri erdhën amerikanët, UÇK kështu e mbajti grushtin Rahoveci INFO Rahoveci INFO.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker