Torino e deklason Fiorentinën, Vojvoda i përfshirë me një asistim

Skuadra e Torinos sonte u takua me Fiorentinën duke e mbyllur javën në elitën e futbollit italian, raporton Sinjali Sport.

Torino e deklasoi Fiorentinën në shtëpi duke triumfuar me rezultat bindës 4-0.

Wilfried Singo e hapi ndeshjen me golin e asistuar nga Mërgim Vojvoda, më pas Josip Brekalo me dy gola dhe Antonio Sanabria me një tjetër mbyllën spektaklin.

Me këtë fitore vendasit ngritën në pozitën e nëntë me 28 pikë, përderisa mysafirët me 32 pikë janë në vendin e gjashtë.

Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda luajti 90 minuta duke shkëlqyer me një asistim dhe paraqitje solide edhe në mbrojtje. /Rahoveci INFO/

Lajmet Torino e deklason Fiorentinën, Vojvoda i përfshirë me një asistim Rahoveci INFO Sinjali.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker