Pacolli publikon foto me gruan: Burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka postuar një fotografi me gruan e tij në ‘Facebook’, ku ka shkruar se burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë.

Pacolli ka treguar se ka qenë i divorcuar në lidhjen e tij të mëparshme mirëpo nuk ka pasur asnjë ndjenjë urrejtjeje, inati apo hakmarrjeje për të.

”Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën dhe asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë nënën e tij. Zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Pacolli në ‘Facebook’.

Kujtojmë se, Behgjet Pacolli është i martuar me Mashën. Pacolli ka gjashtë fëmijë tri vajza dhe tre djemë./21Media 

Lajmet Pacolli publikon foto me gruan: Burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë Rahoveci INFO .

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker