Policia jep detaje për rrahjen masive në Obiliq, grupi prej 6 personave therrën me thikë 2 të miturit

Policia thotë se grupi prej 6 personave, 3 prej të cilëve të mitur kanë sulmuar fizikisht dy viktima të mitur duke iu shkaktuar dëme lëndime trupore, shkruan Rahoveci.info.

Viktimat janë duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.

Njësitet policore në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar 3 thika, 1 shufër dhe 1 boks hekuri.

Pas intervistimit të 6-të personat janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Obiliq 11.01.2022-14:18. Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, tre (3) prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika, dy viktimat meshkuj koosvarë-të mitur, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktimat, janë dërguar për tretman në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar;  tri (3) thika, një (1) shufër metali, dhe një (1) boks hekuri. Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë (6) janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Rahoveci.info/

Lajmet Policia jep detaje për rrahjen masive në Obiliq, grupi prej 6 personave therrën me thikë 2 të miturit Rahoveci INFO Rahoveci.info.

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker